Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka njoftuar se sërish ka pritje në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Pritjet në dalje të Merdarës janë deri në 180 minuta, kurse te Dheu i Bardhë deri në 150 minuta, transmeton Sinjali.
Ndërsa kolonat në dalje të Merdarës janë 1300 metra, te Dheu i Bardhë 800, si dhe në Muçibabë 200 metra.