image Sërish bora i zë në befasi institucionet, kujdes kur kaloni nëpër këtë rrugë

Kosovë

Sinjalizim/ Sërish bora i zë në befasi institucionet, kujdes kur kaloni nëpër këtë rrugë

news image

Në rrugën kryesore që kalon nëpër fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, e cila lidh disa vende, është tejet i vështirë qarkullimi me veturë, raporton një sinjalizues.

Sinjalizuesi ka treguar se rruga është e papastruar nga bora dhe gjasat për të shkaktuar aksident janë të larta.

Siç edhe shihet nga fotografia, rruga është vështirë e kalueshme për shkak të kushteve atmosferike.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asgjë për pastrimin e saj.

Ndërkohë, policia ka apeluar ngasësit e automjeteve për kujdes të shtuar në trafik./Gazeta Sinjali/