Komisioni Disiplinor i Series A e ka dënuar me 2000 euro yllin e Napolit, Arkadiusz Milik.
Arsyeja se pse është dënuar Milik, ka qenë për shkak se ka simuluar në ndeshjen kundër Lecces.
Kjo episod kishte ndodhur në minutën e 73-të të ndeshjes, ku referi kishte ndëshkuar me karton të verdhë për aktrim sulmuesin polak.
Milik nuk njihet si lojtar që aktron, por polaku ishte munduar që të fitojë një penalti për ekipin e tij.
Napoli në atë ndeshje ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Lecce./Gazeta Sinjali/