Një seri shpërthimesh në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqinë veri-perëndimore ka shkaktuar 2 viktima, 70 të lënduar, si dhe ka bllokuar më shumë se 150 persona.
Zyrtarët lokalë thonë për agjencinë e lajmeve “Anadolu”, se shërbimet e emergjencës nuk kishin mundur ta mbërrinin menjëherë në ndërtesë për shkak të shpërthimeve. Shpërthimet në Hendek, mund të dëgjoheshin dhjetëra kilometra larg.
Një re e errët tymi ngrihej mbi fabrikë dhe agjencia e katastrofave e qeverisë e cilësoi shpërthimin një aksident industrial. Zyrtarët thanë se 150-200 persona punonin në fabrikë në kohën e shpërthimit.
Kryebashkiaku lokal konfirmoi se pjesa më e madhe e tyre ia kishin dalë mbanë të largoheshin pas shpërthimeve që nisën rreth orës 11:15 minuta.
Dhjetëra zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit u angazhuan në vendngjarje./ Gazeta Sinjali