image Sergio Ramos ndërron skuadër, por jo edhe numër

Futboll

Sergio Ramos ndërron skuadër, por jo edhe numër

news image

Sergio Ramos, pasi kaloi vizitat mjekësore pasditen e sotme, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i PSG, transmeton Sinjali Sport.

Ai ka firmosur kontratë për dy vite, deri në verën e 2023-shit me kampionët e Francës dhe klubi i ri i tij, bën me dije se ai do vazhdojë të mbajë numrin 4.

Të njëjtin numër mbrojtësi e ka mbajtur edhe te Real Madridi dhe tashmë e bën të njëjtën gjë në Paris.

Ramos i la “Los Blancos” pas shumë vitesh sukses për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratën e re.

/Gazeta Sinjali Sporti/