image Sergio Ramos hyn në muajin e fundit të kontratës

Futboll

Sergio Ramos hyn në muajin e fundit të kontratës

news image

Kontrata e Sergio Ramosit me Real Madridin do të përfundojë brenda një muaji, por kapiteni i “Los Blancos” ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, transmeton Sinjali Sport.

Pas arritjes së tij në Madrid nga Sevilla në vitin 2005, Ramos u bë një nga mbrojtësit qendrorë më të mirë në botë.

Asnjëra nga palët nuk po lëshon pe rreth kërkesave, por është ende një mundësi që një marrëveshje mund të arrihet në qershor.

Ramosi ka fituar 22 tituj në 16 vitet e tij në Real Madrid dhe ka qenë vendimtar në shumë raste, si për shembull në suksesin e Ligën e Kampionëve.

Pasi vuajti nga shumë lëndime në vitin 2021, Ramos nuk u ftua nga selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Si 35-vjeçar, Ramos ka një muaj kohë të zgjedhë se a do të vazhdojë me Realin apo do të gjejë destinacion tjetër në verë. /Gazeta Sinjali Sporti/