Sergio Ramos ka ndryshuar mendim sa i përket të ardhmes së tij, raporton Sinjali Sport.
Mbrojtësi spanjoll dukej se do të largohej nga Real Madridi në këtë verë, mirëpo gjërat duket se tani kanë ndryshuar.
Sipas asaj që raporton “Deportes Cuatro”, Ramos është i gatshëm që të rinovojë kontratë me Los Blancos.
Edhe pse kishte kërkuar kontratë dyvjeçare, mbrojtësi thuhet se është pajtuar të rinovojë atë edhe për një vit tjetër.
Kështu, 35-vjeçari do të jetë edhe për një vit me madrilenët, e që më pas do të largohet si i lirë.
Ka interesim aktualisht nga Paris Saint-Germain dhe Manchetser United për t’i marrë shërbimet e tij, por që ai duket se do të vazhdojë qëndrimin te Real Madridi. /Gazeta Sinjali Sporti/