image Sergino Dest në Barcelonë, punë e kryer

Futboll

Sergino Dest në Barcelonë, punë e kryer

news image

Amerikani 19 vjeçar, Sergino Dest është pranë zyrtarizimit tek gjiganti blaugran, Barcelona, transmeton Sinjali Sportiv.

Dest i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë për Ajaxin, javëve të fundit është spekuluar se po kërkohet nga Barcelona dhe Bayern Munchen. Por lojtari ka bërë të qartë se dëshiron që të luajë për Barcelonën dhe jo për Bayernin, gjë e cila ka ndikuar në përshpejtim të marrëveshjes.

Barcelona thuhet se ka bërë një ofertë rreth 25 milionë euro plus bonuset për Dest, ofertë e cila thuhet se është pranuar nga drejtuesit e klubit holandez, Ajax.

Dest ka arritur sot në Barcelonë, ku pritet të përfundojë testet mjekësore dhe më vonë të nënshkruajë për “Blaugranët”.

Ndërkohë, Ronald Koeman, tekniku i Barcelonës, në konferencë për media ishte pyetur për Dest ku u përgjigj që lojtarit i ka mbetur vetëm të nënshkruajë  dhe që deri atëherë nuk do flasë për të.

“Sergino është duke përfunduar testet mjekësore dhe se ende nuk ka nënshkruar kontratën”. “Deri sa të nënshkruajë kontratën, preferoj që të mos flas për këtë temë”, tha Koeman. /Sinjali Sportiv/