image Serbia i izolon komunat e Kosovës, Abazi: Aspekti njerëzor është më i rëndësishëm - Sinjali

Deklarata/ Serbia i izolon komunat e Kosovës, Abazi: Aspekti njerëzor është më i rëndësishëm

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë , Haki Abazi ka komentuar vendimin e Serbisë sipas të cilit dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht pak më parë.

Abazi ka thënë se janë në kontakt me kryetarët e komunave në veri dhe se aspekti njerëzor tani është më i rendësishëm se çdo gjë tjetër.

“Nuk do të ishte e sinqertë nëse nuk themi se veriu nuk ka qenë në administrim qe 20 vite. Policia e Kosovës është prezente atje. Ne kemi komunikuar me kryetarët e komunave atje. Serbia padyshim që është problem për ne. E dimë që për 20 vite flamuri serb ka valuar në ato komuna. Sigurisht që nuk kemi qenë në gjendje për 50 ditë me e zgjedh ne këtë problem. Tani aspekti njerëzor është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Pjesa e jugut është më mirë, ndërsa ajo e veriut është lënë pas dore”, ka deklaruar Abazi në TV Dukagjini.

Kjo deklaratë erdhi pas raportimit të Gazetës Sinjali për vendimin e Serbisë i cili ishte marrë gjatë ditës së djeshme, me ç’rast është lëshuar urdhri që Mitrovica Veriore dhe Zveçani të futen në karantinë dhe të izolohen 210 qytetarë nga disa komuna të Kosovës.

Gazeta Sinjali ka siguruar listat e Entit për Shëndetësi Publike të Serbisë dhe Stacionit Policor të Leposaviqit, të cilat përmbajnë emrat e personave që janë urdhëruar të vetizolohen.

Këto dokumente i referohen shtetit të Kosovës si “Kosovo i Metohija”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin