Pas gjashtë muajsh autoritetet serbe kanë liruar nga burgu asamblistin e Partisë Socialdemokrate në Podujevë, Blerim Maqastenën, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për lirimin e tij për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
“Sipas informacioneve nga familja, Blerimi është liru”, tha Kuçi për Sinjalin.
Se Maqastena është liruar e kanë bërë të ditur edhe miqtë e tij.
“Më në fund u liru më i miri, shoku ynë, Blerim Maqestena”, ka shkruar Naim Bajrami në Facebook.
Maqastena ishte arrestuar nga policia serbe më 12 dhjetor të vitit të kaluar, afër fshatit Mirovc – Merdar, bashkë me bashkëfshatarin e tij, Berat Maxhunin.
Ata kishin dalë për ecje dhe dyshohet se për shkak të mjegullës kishin humbur rrugën dhe ishin futur në territorin e Serbisë.
Maxhuni ishte liruar dy ditë më vonë, në 14 dhjetor, ndërsa Maqastena po mbahej në paraburgim që nga ajo kohë./Gazeta Sinjali/