Një shqiptar ka vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore pas një goditje që erdhi nga një automjet, të cilin e voziste një serb.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ndërsa me gjithë tretmanin mjekësor në spitalin e Gjilanit, shqiptari ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se serbi që po e voziste veturën ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas aksidentit ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërsa trupi i pajetë i shqiptarit, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/