image Fjalët e serbit që po akuzohet për krime lufte në Kosovë para gjykatësit

Kosovë

Deklaratë/ Fjalët e serbit që po akuzohet për krime lufte në Kosovë para gjykatësit

news image

Serbi Goran Stanishiq, i akuzuar për krime lufte gjatë  vitit 1999 ndaj popullatës civile në Kosovë, ka deklaruar se nuk ndihet fajtorë për asnjë pikë të aktakuzës.

Ai në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot nuk ka pranuar se ka kryer krime lufte.

Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, e ka udhëzuar atë në të drejtën e tij ligjore, që në afat prej 30 ditësh të paraqes kërkesen për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Stanishiq është akuzuar se në prill të vitit 1999 ai si pjesëtar i forcës policore serbe ka marrë pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti.

Seanca e radhës është caktuar më 1 prill 2020, në ora 10:00./ Gazeta Sinjali/