Dje rreth orës 15:25 në pikën kufitare në Vërmicë Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, i dyshuari kishte futur 5 euro në mesin e dokumenteve të udhëtimit.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHËNJE E RYSHFETIT /PKK- Vërmicë, 24.02.2022 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.