image Serbët protestojnë në Shtërpcë: ‘Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!’

Sociale

Serbët protestojnë në Shtërpcë: ‘Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!’

news image

Qytetarë serbë sot kanë protestuar në Shtërpcë, kjo pasi ushtari i  FSK-së, Azem Kurtaj, dyshohet për plagosjen e një fëmije dhe të rrituri të këtij komuniteti, të premten.

Në protestë thuhet të kenë marrë pjesë edhe serbë nga zona të tjera të Kosovës. Në disa prej pankartave shkruante “Albin Kurti, fëmijët nuk ua falim!”, si dhe “Evropë, çfarë faji kanë fëmijët tanë!”.

Aty shihen se kanë dalë edhe forca të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, shkruan Kosovonline.

Para se të fillonte protesta, Policia e Kosovës ka bërë të ditur rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, nga ora 11:30, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

/GazetaSinjali/