Qindra serbë u mblodhën sot në parkingun në qendër të Beogradit duke mbajtur flamujt e Rusisë, Serbisë, republikave të vetëshpallura të Luganskut dhe Donjeckut, dhe siç raporton gazetari i Nova.rs, të mbledhurit nxisnin për “mbështetje për Rusinë”.
Shumë prej tyre e kishin shkruar shkronjën “Z” në automjetet e tyre, ashtu siç po bëjnë edhe forcat ruse në automjetet ushtarake gjatë luftës në Ukrainë.
Plani ishte që kolona e automjeteve të bëjë një ‘tour’ në kryeqytetin e Serbisë.
Para nisjes së kolonës së veturave, janë dëgjuar thirrje “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.