image Serbët i shkruajnë Grenellit të ketë kujdes ndaj Hashim Thaçit

Kosovë

Komentet/ Serbët i shkruajnë Grenellit të ketë kujdes ndaj Hashim Thaçit

news image

I deleguari i presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë- Serbi, Richard Grenell, përmes rrjetit social Twitter, ka falenderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka shprehur falendërime për marrëveshjen e arritur për rifillimin e fluturimeve ajrore, Prishtinë – Beograd.

Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar Grenell në Twitter, derisa e ka publikuar shkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

Në komente, Grenell ka marrë shumë porosi nga serbët, të cilët e akuzonin Thaçin si pjesmarrës i një organizate terroriste dhe kontrabandist organesh. E dikush tjetër i ka bërë të ditur se Thaçi është gjarpër dhe duhet të ketë kujdes ndaj tij./ Gazeta Sinjali/