image Berishës nuk i ngjitet qiriri, në fund i rrëzohet

Shqipëri

Berishës nuk i ngjitet qiriri, në fund i rrëzohet

news image

Në disa komisariate të vendit është organizuar një protestë e thirrur nga “Rithemelimi” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku brenda komisariatit të Kavajës vdiq i riu Ilvi Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së heshtur në Tiranë, ku edhe tentoi të ndizte një qiri në shkallët e kryeministrisë.

Por pavarësisht se Berisha është munduar gjatë për të ngjitur qiriun në shkallë, nuk ia ka arritur. Në fund Berisha u dorëzua dhe qiriu u rrëzua në tokë.

Në këtë moment ka qenë Flamur Noka i cili e ka marrë këtë qiri për ta ngjitur në shkallë. Por si për ironi të fatit qiriu u fik. Pas disa tentativash Flamur Noka arriti të vendoste në këmbë qiriun e Berishës.

/GazetaSinjali/