image Sekretari britanik i Mbrojtjes e kujton nisjen e Luftës së Dytë Botërore teksa komenton situatën në Ukrainë

Botë

Sekretari britanik i Mbrojtjes e kujton nisjen e Luftës së Dytë Botërore teksa komenton situatën në Ukrainë

news image

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e ka komentuar rrezikun e luftës në Ukrainë, duke thënë se ka një “aromë të Mynihut në ajër”.

Sipas The Guardian, duket se ai i referohet veçanërisht marrëveshjes së ndërmjetësuar nga kryeministri britanik Neville Chamberlain dhe diktatori nazist i Gjermanisë, Adolf Hitler më 1938, që e lejoi Gjermaninë ta aneksojë Sudetenlandin (një pjesë e ish-Çekosllovakisë), por në fund nuk arriti ta parandalojë Luftën e Dytë Botërore më 1939.

Mund të ndodhë që [Putini] thjesht i fik tanket dhe ne të gjithë shkojmë në shtëpi, por ka një aromë të Mynihut në ajër nga disa në Perëndim”, tha Wallace për Sunday Times, duke iu referuar një ndjenje frustrimi që përpjekjet e diplomatit britanik nuk kanë ndikuar në qëllimin e dukshëm të Rusisë.

Wallace shtoi se pushtimi është “shumë i mundshëm” dhe tani mund të ndodhë në çdo kohë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e telefonoi dje presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë “do të shkaktonte vuajtje të mëdha për njerëzit” dhe “do të zvogëlonte pozitën e Rusisë” në botë.

Orët e fundit, ShBA-ja po merret më intensivisht me situatën në Ukrainë për ta parandaluar nisjen e një lufte që tani duket më afër se kurrë.

/GazetaSinjali/