image Ukraina thotë se Rusia po përpiqet të nisë një ofensivë të re

Botë

Ukraina thotë se Rusia po përpiqet të nisë një ofensivë të re

news image

Rusia duket se ka filluar ofensivën e re të planifikuar në lindje të Ukrainës, tha sot zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë.

“Këtë mëngjes, përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv, pushtuesit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë”, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Oleksiy Danilov gjatë disa komenteve televizive, shkruan Reuters.

“Ata filluan përpjekjen e tyre për të nisur fazën aktive këtë mëngjes”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/