image Sensacioni i këtij botërori, Gvardiol: Real Madridi është klubi më i madh në botë, ndoshta një ditë do të luaj atje

Futboll

Sensacioni i këtij botërori, Gvardiol: Real Madridi është klubi më i madh në botë, ndoshta një ditë do të luaj atje

news image

Mbrojtësi që është shndërruar në një sensacion këtë botëror të Katarit, Josko Gvardiol ka deklaruar se Real Madridi është klubi më i madh në botë dhe shpreson se një ditë do të luaj atje.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë kyç në kombëtaren kroate këtë edicion në botëror, duke e ndihmuar skuadrën që të arrijë në 1/8 finale të këtij botërori, raporton Sinjali Sport.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, Gvardiol ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar një lëvizje tek Real Madridi në të ardhmen.

“Real Madridi është klubi më i madh në botë. Kush e di, ndoshta një ditë do të jem në gjendje të luaj atje. Do të doja”, ka deklaruar ai.

“Modric nuk ka pse të më thotë asgjë, nuk është e nevojshme – e di se sa e veçantë është të jesh i lidhur me Real Madridin”, ka thënë ai ndër të tjerash.

/GazetaSinjaliSport/