Mbrojtësi që është shndërruar në një sensacion këtë botëror të Katarit, Josko Gvardiol ka deklaruar se Real Madridi është klubi më i madh në botë dhe shpreson se një ditë do të luaj atje.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë kyç në kombëtaren kroate këtë edicion në botëror, duke e ndihmuar skuadrën që të arrijë në 1/8 finale të këtij botërori, raporton Sinjali Sport.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera, Gvardiol ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar një lëvizje tek Real Madridi në të ardhmen.
“Real Madridi është klubi më i madh në botë. Kush e di, ndoshta një ditë do të jem në gjendje të luaj atje. Do të doja”, ka deklaruar ai.
“Modric nuk ka pse të më thotë asgjë, nuk është e nevojshme – e di se sa e veçantë është të jesh i lidhur me Real Madridin”, ka thënë ai ndër të tjerash.