image Senatori amerikan u bën thirrje rusëve ta vrasin Putinin

Botë

Senatori amerikan u bën thirrje rusëve ta vrasin Putinin

news image

Senatori amerikan Lindsey Graham ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga populli i tij, pasi sipas tij është mënyra e vetme për ta përfunduar krizën e shkaktuar nga Putin me agresionin në Ukrainë.

Sipas tij nëse rusët e vrasin Putinin do t’i bënin një shërbim të madh vendit dhe botës.

“A ka një brutus në Rusi? A ka një Kolonel më të suksesshëm se Kolonel Stauffenberg në ushrinë ruse? Mënyra e vetme që kjo të përfundojë është nëse dikush në Rusi e vret atë[Putinin]. Do t’i bënte një shërbim të madh vendit tënd dhe botës. Njerëzit e vetëm që mund ta rregullojnë këtë janë populli rus”, ka shkruar senatori amerikan.

/GazetaSinjali/