Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka pritur në Beograd tre senatorë amerikanë, raporton Gazeta Sinjali.
Hill ka postuar fotografi nga arritja e senatorëve dhe ka shkruar se Serbia luan rol vital në progresin në rajon.
“Mirësevini në Beograd, senatorët, Shaheen, Tillis dhe Murphy! Vizita juaj nënvizon rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan rol vital në progresin dhe prosperitetin e rajonit. ShBA-ja është e gatshme të përkrahë rreshtimin e fuqishëm të Serbisë dhe lidhjet e saj me fqinjët e BE-së”, ka shkruar Hill.