image Senatori amerikan, miku i madh i shqiptarëve, diagnostikohet me kancer në mushkëri

Botë

Senatori amerikan, miku i madh i shqiptarëve, diagnostikohet me kancer në mushkëri

news image

Senatori amerikan, Bob Dole, është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Lajmin për sëmundjen e tij e ka bërë të ditur vetë Dole përmes një postimi në Twitter, në të cilin shkroi se ai e di se bën pjesë në mesin e miliona amerikanëve që përballen me sfida shëndetësore.

“Së fundmi, jam diagnostikuar me kancer në mushkëri në fazën e katërt. Terapia ime e parë do të nisë të hënën. Derisa padyshim që kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se u bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të rënda shëndetësore”, ka shkruar ai.

Senatori amerikan është mik i madh i shqiptarëve, e në veçanti atyre të Kosovës, për ndërkombëtarizimin e çështjes së të cilëve ka dhënë kontribut të madh.

Madje, atij i është ngritur një bust dhe një rrugë në Prishtinë që mban emrin e tij, në shenjë falënderimi për kontributin e tij për qytetarët e Kosovës.

Ai për herë të parë erdhi në Kosovë gjatë vitit 1990./Gazeta Sinjali/