image Vdes senatori demokrat amerikan, Harry Reid

Botë

Vdes senatori demokrat amerikan, Harry Reid

news image

Harry Reid, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, ku në vitin 2018 ai kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer të pankreasit dhe se ishte duke iu nënshtruar trajtimit.

Reid u ngrit nga varfëria për t’u bërë udhëheqësi i shumicës së Senatit të ShBA dhe fitoi një reputacion si një luftëtar i ashpër partizan gjatë një epoke të bllokimit politik në Uashington, shkruan Reuters.

Harry Reid, i cili i kishte udhëhequr demokratët amerikanë për 12 vjet në Senat gjatë një periudhe të vështirë.

Për vdekjen e tij pati shumë reagime, përfshirë atë të Presidentit Joe Biden. “Amerikan i madh, ai i shikonte sfidat dhe besonte se ishte brenda kapacitetit të tij që të bëjë mirë, ta bëjë të drejtën. Zoti e bekoftë Harry Reid-in, mik i dashur e gjigant i historisë sonë”, shkroi presidenti amerikan.

Udhëheqësi i shumicës në senat, demokrati Chuck Schumer, tha se senatori Reid ishte “një nga njerëzit më mahnitës që ka takuar ndonjëherë./GazetaSinjali/