Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi që kryesia e kësaj partie vendosi që bisedat për formimin e institucioneve, t’i vazhdojë vetëm me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.
Selmanaj këtë vendim e ka quajtur “turr dhe vrap”, i cili sipas tij është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në dhe dinjitetin e votuesit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.
“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën te projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.”
“Turri dhe vrapi’ për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/