Anëtarët e kabinetit qeveritar po i vazhdojnë përplasjet me njëri-tjetrin. Kësaj radhe është përfshirë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Ai i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ministrat e AAK-së e kritikuan atë për mostransparencë për çështjen e dialogut me Serbinë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka treguar se çarjet brenda koalicionit qeverisës nisën kur Hoti nuk e mori atë, si përfaqësues të AAK-së, në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciqi në Bruksel. Më pas, sipas Selimit, Hoti krye në vete e caktoi Skender Hysenin koordinator për dialogun me Serbinë.
Ndërsa duke iu përgjigjur Selimit, zëvendëskryeministri Selmanaj ka thënë ka thënë se dialogu udhëhiqet nga kryeministri Hoti dhe se tashmë e ka dëshmuar përkushtimin për transparencë, unitet dhe lidership.
“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti. Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk”, ka shkruar Selmanaj. /Gazeta Sinjali