image Selmanaj për Hotin: Ai është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar

Kosovë

Deklaratë/ Selmanaj për Hotin: Ai është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka përkrahur vendimin e partisë së tij për mandatimin e Avdullah Hotit në postin e kryeministrit të vendit.

Selmanaj lavdëroi Hotin, duke e cilësuar njeri punëtor dhe që do të mund t’i del ballë çështjeve të rëndësishme që vendi i ka para.

“Avdullah Hoti është ndër figurat më të kompletuara në LDK. Aq sa unë e njoh, ai është një ndër njerëzit më punëtorë që kam takuar, por edhe më me përkushtim, që është në gjendje të punojë 15-16 orë”.

Ndërkaq sa i përket hapave që po ndërmerren me partnerët e koalicionit, ai tha se janë në fazën e konsultimeve: “Bisedimet janë në fazën konstruktive, po i diskutojmë detajet për profilet e ministrave dhe ministrive se si do të ndahen, etj,. Duhet të them se konsultimet janë në rrugë të mbarë dhe në frymën shumë konstruktive”./ Gazeta Sinjali/