image Hoti takohet me eurodeputetin austriak: Është zë i fuqishëm i Kosovës

Politikë

Hoti takohet me eurodeputetin austriak: Është zë i fuqishëm i Kosovës

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

Në një postim në facebook, Hoti e ka falënderuar Mandl duke e vlerësuar si zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian.

POSTIMI:

Sot, me eurodeputetin austriak dhe mikun tim, Lukas Mandl, biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon. Z. Mandl është zë i fuqishëm i Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian.

Kosova është falenderuese për mbështetjen e qeverisë austriake, e cila gjatë qeverisjes së LDK-së, ka nënshkruar disa marrëveshje për kredi me të cilat disa komuna i kanë ndërtuar impiantet e ujërave të zeza dhe stabilitetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Republika e Kosovës do të ketë gjithmonë mbështetjen e plotë të z. Mandl dhe shtetit austriak.

/GazetaSinjali/