image Avdullah Hoti: LDK-ja do të fillojë fushatën e takimeve në qytete dhe fshatra

Politikë

Avdullah Hoti: LDK-ja do të fillojë fushatën e takimeve në qytete dhe fshatra

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, tash deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se në javët e ardhshme, subjekti i tij do të organizoj takime në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë.

Ai ka thënë se sfidat nëpër të cilat po kalon shteti dhe qasja në adresimin e tyre do të jenë temat për të cilat do të bisedohet.

Hoti ka shkruar se LDK është e gatshme të dëgjojë vlerësimet, kritikat dhe propozimet e qytetarëve të Kosovës.

Sinjali ka tentuar të kontaktoj me zyrtarë të LDK-së në lidhje me planin se si do të organizohen këto takime por informacionet janë të pakta dhe se strategjia e detajuar është në fazat përfundimtare.

/GazetaSinjali/