Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka reaguar pas aksionit të sontëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj foli për shtetin ligjor.
“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Nga ky mega-aksion i Policisë së Kosovës deri më tani janë prangosur 10 zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe 12 qytetarë. /Gazeta Sinjali/