Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, pas tyre do të ketë koalicion LVV-PDK.
Selmanaj ka thënë se prej shumë vitesh ka një tendencë për ta larguar LDK-në nga skena politike.
“Tendenca është që në Kosova të bëhen dy blloqe: LVV dhe PDK, e të cilat janë të dala nga e njëjta ideologji, pra LPK. Është faza tranzitore e afërsisë LVV-PDK. Kurdo që mbahen zgjedhjet do të ketë koalicion LVV-PDK”, ka thënë Selmanaj në Debat Plus.
Selmanaj tha se askush nuk ka të drejtë të kërkojë zgjedhje çdo dy muaj./Gazeta Sinjali/