image Selmanaj i thotë Kurtit se shkarkimi i Veliut ishte planifikuar

Kosovë

Politikë/ Selmanaj i thotë Kurtit se shkarkimi i Veliut ishte planifikuar

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm ishte pjesë e planeve dhe qëllimeve të kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi, sipas tij, pas shkarkimit të Veliut, si ushtrues detyre nuk u vendos dikush nga LDK-ja, por nga Vetëvendosja.

“Zoti Kurti, arsyeja që ju po e jepni për zotin Veliu, që po thoni që vetëm për dy fjalë goje e kom shkarku. Nuk vendos qeveria për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe po të thoshte zoti Veliu, ku me ditë çka për atë temë, çështja e gjendjes së jashtëzakonshme shtrohet në kuvend, jo te ju. Dhe unë do t’ju mirëkuptoja juve sikur ushtrues detyre ta vendosnit njeriun e LDK-së, pse nuk e vendosët Bajam Gacin, por Zotin Sveçla, a është  e LDK-së ajo ministri, do të thotë kjo tregon për qëllimet e tua. Kjo tregon për planet e juaja”, tha Selmanaj. /Gazeta Sinjali/