image Selmanaj: Albin Kurti ka qasje antiamerikane, ka fyer e ofenduar SHBA-në - Sinjali

Selmanaj: Albin Kurti ka qasje antiamerikane, ka fyer e ofenduar SHBA-në

news image

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se kreu i VV-së, Albin Kurti ka qasje antiamerikane pasi ka fyer e poshtëruar rolin e SHBA-së në kohën kur ishte kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se për këtë LDK ka reaguar duke e rrëzuar nga pushteti, duke shtuar se qasja e Kurtit është qasje antiamerikane dhe këtë e ka vërtetuar duke ia thënë edhe ambasadori Richard Grenell.

“Ne nuk e kemi thënë këtë pa argumente, këtë e ka thënë edhe vet ambasadori Grenell, sjellja e Albin Kurtit në raport me SHBA-të nuk mund të kuptohet ndryshe përpos qasje antiamerikane”, tha Selmanaj.

Selmanaj po ashtu u shpreh se Kurti përdori shumë media ndërkombëtare ku fyente ambasadorin Grenell dhe fyente rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Tendenca e Kurtit se kujdeseni nga ky person ose shkrimet që i bënte nëpër shumë media ndërkombëtare, ku fyente ambasadorin Grenell dhe rolin e Amerikës në këtë proces, ose kur fliste në Kuvendin e Kosovës se atje po na pret ndarje, harta, thika, gjak, shampanjë, çfarë qasje o kjo, pro amerikane, jo kjo është gabim, LDK nuk ja dha këto atribute, ato ja dha vetes Kurti, antiamerikanizmin”, tha Selmanaj në Kanal 10.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin