image Selmanaj publikon mesazhet e montuara ku kërkohet linçimi i Vjosa Osmanit: Shikoni si fabrikojnë e inskenojnë

Kosovë

Reagim/ Selmanaj publikon mesazhet e montuara ku kërkohet linçimi i Vjosa Osmanit: Shikoni si fabrikojnë e inskenojnë

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara në rrjete sociale në mes të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas së cilave bëhet thirrje për ta linçuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo formë e linçimeve nuk është vlerë e jona dhe se duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gërditëse!!! Shihni fabrikimet e stilit të shërbimeve sekrete sllave…Pa fije turpi ndërtojnë montonjnë, fabrikojnë, inskenojnë sms dhe situata krejt të pa qena me qëllim të linqimit, degradimit dhe intimidimit të personave që nuk mendojnë si TA”.

“Sa e pështirë!!! Madje edhe montimet i kanë të lodhta. Prap mua po ma ndrrojnë emrin, po më quajn Dritan e jo Driton (si duket fabrikimet po u vijnë nga grupet e tyre andej kufirit), po ashtu ma kanë vendos një fotografi në profil që nuk mund ta gjeni askund në numrat dhe kontaktet e mia”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se Kosova është orientuar për vlera tjera dhe se Kosova do të bëhet, siç thotë ai, i pëlqeu apo jo dikujt.

“Të nderuar qytetarë, kjo maskaradë duhet të ndalet dhe të dënohet nga të gjithë ne si shoqëri. Kjo formë e linqimeve nuk është vlerë e jona. Kosova me kohë është përcaktuar dhe orientuar për vlera tjera! Kosova do BËHET i pëlqeu apo si pëlqeu një grupi/sekti/ apo shërbimi!”, ka shkruar Selmanaj. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/driton.a.selmanaj/posts/710422896162482