Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë që në dialogun që ka zhvilluar Thaçi me homologun e tij serb Vuçiq, është negociuar fshehtë për territor të Kosovës.
“Thaçi është në këtë mes i cili po insiston të përmbyll marrëveshjen. Dimë që bëhet fjalë për territore, që na kanë thënë vetë, nën kamuflimin e korrigjimit të kufijve dhe bëhet fjalë për aspekte tjera që çrregullojnë rendin kushtetues të Kosovës” tha Selimi
Selimi ka deklaruar që Kosova do ta pësojë nga negociatat e fshehta të presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq.
Ai gjithashtu ka theksuar që mënyra e vetme për t’u zhvilluar dialogu është që Thaçi të hiqet nga aty.
“Thaçi duhet të hiqet nga dialogu, hapat për ndryshimin e vazhdimit të dialogut duhet të fillojnë në Parlament”, është shprehur ai në Rubikon./ Gazeta Sinjali/