image Selimi i propozon qeverisë aprovimin e dy udhëzimeve administrative për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Drejtësi

Selimi i propozon qeverisë aprovimin e dy udhëzimeve administrative për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

news image

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se i ka propozuar qeverisë në detyrë dy projekt-udhëzime administrative për aprovim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Selimit, njëri projekt udhëzim administrativ është “për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale” dhe tjetri “për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative”.

Ai njoftoi se përmes projektit të parë rregullohen mbrojtja, programi i mbrojtjes, ndërmjetësimi ndërmjet bashkëmoshatarëve, ndihma juridike dhe trajtimi i fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale.

Kurse me anë të projekt propozimit të dytë, përcaktohen rregullat e drejtësisë mike ndaj fëmijës, që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës në  procedurën penale, civile dhe administrative, duke u bazuar në Udhëzimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësinë mike ndaj fëmijëve, të miratuar më 17 nëntor 2010.

Njoftimi i plotë:

Në linjë me synimin tim si Ministër i Drejtësisë, e që është avancimi i legjislacionit të fushës së drejtësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës i kam propozuar, për shqyrtim dhe aprovim dy projekt-udhëzime administrative:

1. Projekt Udhëzimin Administrativ për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale, si dhe

2. Projekt Udhëzimin Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative

Përmes Projekt Udhëzimit Administrativ për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale, i paraparë me Kodin nr. 06/L-006 e Drejtësisë për të Mitur, rregullohen çështjet si në vijim: mbrojtja; programi i mbrojtjes, ndërmjetësimi ndërmjet bashkëmoshatarëve, ndihma juridike dhe trajtimi i fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale.

Kurse me anë të Projekt Udhëzimit Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative, i parapara me Ligjin Nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, përcaktohen rregullat e drejtësisë mike ndaj fëmijës, që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës në  procedurën penale, civile dhe administrative, duke u bazuar në Udhëzimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësinë mike ndaj fëmijëve, të miratuar më 17 nëntor 2010./Gazeta Sinjali/