Arrestimin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike, Haki Rugova dhe deklaratën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës në lidhje me arrestimin e Rugovës, nuk ka dashur që t’i komentojë Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Selimi tha se kur kanë ardhur në ministri kanë dashur të instalonin moton që politika t`i mbajë duart larg drejtësisë.
“Nuk kam koment për asnjë deklarate, por unë mëtoj ta shtyjmë përpara ketë moto që ‘Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë’”, tha ai./Gazeta Sinjali/