image Orari i përballjes së Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boesel - Sinjali

Orari i përballjes së Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boesel

news image

Boksieri, Robin Haxhi Krasniqi, do ndeshet sonte edhe njëherë në ring përballë Dominic Boesel për të mbrojtur titujt IBO dhe WBA.

Ky duel do të fillojë rreth orës 23-00(nuk dihet saktë), ndërsa do të zhvillohet në në “GETEC Arena” në Magdeburg, Sachsen-Anhalt, Gjermani.

Kundërshtari i boksierit nga Kosova është po i njëjti të cilën e kishte mposhtur për tu bërë kampion me 10 tetor të vitit 2020.

Ai është ngjitur në ring 33 herë si profesionist, ka 21 fitore dhe dy humbje. 12 fitore i ka realizuar me knockout.

Ndërsa, Krasniqi ka fituar gjithesej 57 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, ku ka dalë fitues në 51 prej tyre, ndërsa ka edhe gjashtë humbje. 19 ndeshje i ka fituar me knockout.

Haxhi Krasniqi është 34 vjeçar, kurse Dominic Boesel është tri vjet më i ri. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin