image Përballja Zvicër - Serbi: Vijnë reagimet e Xhakës e Shaqirit

Futboll

Përballja Zvicër – Serbi: Vijnë reagimet e Xhakës e Shaqirit

news image

Sot është hedhur shorti për kampionatin botëror 2022. E veçanta e këtij shorti është se sërish do të kemi një përballje të Zvicrës me Serbinë, shkruan Sinjali Sport.

E menjëherë pas shortit, kanë reaguar dy yjet kosovarë që luajnë në ekipin e Zvicrës – Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës, Xhaka.

“Ka disa grupe vërtet të vështira, ne jemi në një prej tyre. Do të tentojmë më të mirën, unë dhe Graniti do ta udhëheqim skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, tha Shaqiri.

Përveç tyre, edhe Andi Zeqiri ka gjasa që të luajë në kuadër të “Helvetikëve” gjatë ndeshjeve në kuadër të “Qatar 2022”.

/GazetaSinjaliSport/