image Real Madrid publikon listën e të ftuarve për përballjen e nesërme ndaj Osasunës

Futboll

Real Madrid publikon listën e të ftuarve për përballjen e nesërme ndaj Osasunës

news image

Real Madrid përballet me Osasunën në mesjavë, transmeton Sinjali Sport.

Los Blancos presin në “Santiago Bernabeu” skuadrën që po befason laligën me rezultate pozitive.

Mbretërit në këtë xhiro shkojnë me një motiv shtesë pas triumfit në “Camp Nou” ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës.

Galaktikët kanë 20 pikë në pozitën e dytë në renditjen tabelore të laligës, kurse Osasuna me 18 pikë janë në vendin e gjashtë.

Ky takim do luhet nesër me fillim nga ora 21:30 në kryeqytetin spanjoll.

Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me futbollistët që i ka të gatshëm për këtë duel, ku mungojnë yjet si: Valverde, Bale, Isco dhe Ceballos.

/Gazeta Sinjali Sporti/