Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Selena Gomez, ka treguar më në fund se a ka të dashur apo jo.
Artistja këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nuk jam duke dalur me askënd. Jam beqare qe dy vjet“, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se 26-vjeçarja kohëve të fundit është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Niall Horan. Mirëpo që këto zëra i hodhi poshtë vetë artistja dhe siç duket ata janë vetëm miq të mirë./Gazeta Sinjali/