image Selena Gomez në lidhje me këngëtarin e njohur!?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez në lidhje me këngëtarin e njohur!?

news image

Këngëtarja njëherësh dhe aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, aktualisht është duke kaluar periudhën më të mirë të jetës.

Artistja pas shumë problemeve që pati në jetë, ka vendosur të fillojë çdo gjë nga e para, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat amerikane raportojnë se Selena është parë të jetë tejet e afërt me këngëtarin gjithashtu shumë të njohur, Niall Horan.

Burime të revistës “Us Weekly”, kanë thënë se dyshja janë parë duke u puthur rrugëve të Los Angeles.

Selena dhe Niall janë shfaqur krahë për krahë, në njq fotografi të publikuar nga një mike e dyshes.

Për këto shkrime nuk kanë reaguar asnjëri nga artistët dhe mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të publikohen detaje të tjera rreth lidhjes së Selenës dhe Niall./Gazeta Sinjali/

Selena Gomez and Niall Horan