image Përdoruesit e Instagramit më në fund po marrin opsionin e dëshiruar

Aplikacione

Përdoruesit e Instagramit më në fund po marrin opsionin e dëshiruar

news image

Instagrami do t’i lejojë përdoruesit që të përdorin një GIF si koment në një postime, ose në diçka tjetër që dikush ka thënë, shkruan Daily Mail.

Adam Mosseri, udhëheqësi i Instagramit, në një bisedë me pronarin e kësaj platforme, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se funksioni është shtesa më e fundit në opsionet e Instagramit.

Funksioni i përmendur i lejon përdoruesit të përdorë një GIF nga platforma Giphy si koment në një postim, ose në diçka tjetër që dikush ka thënë.

Krahas kësaj, Mosseri ka thënë se Instagrami po teston edhe daljen e tekstit të këngëve në Reels.

/GazetaSinjali/