image Selena Gomez publikon këngën e re “Look at Her Now”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez publikon këngën e re “Look at Her Now”

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Selena Gomez, ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Look at Her Now” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo këngë është publikuar vetëm një ditë pas baladës “Lose You to Love Me”, e cila thuhet se është dedikim për ish të dashurin Justin Bieber.

“Look at Her Now” është sikur të jetë pjesë e dytë e baladës, e cila tregon se si e merr vetën nga një lidhje toksike që ka pasur./Gazeta Sinjali/