image Selena Gomez pranon se kënga i dedikohet Justin Bieber

Muzikë

Muzikë/ Selena Gomez pranon se kënga i dedikohet Justin Bieber

news image

Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur me famë botërore Selena Gomez, e ka pranuar se balada “Lose You to Love Me”, është dedikim për Justin Bieber.

Në këngën e saj Selena i këndonte një dashurie të humbur, të cilën dikush e zëvendësoi brenda 2 muajsh. Në të vërtetë kështu ka ndodhur, sepse Justin nisi lidhjen me Hailey Baldwin 2 muaj pas ndarjes nga Selena. Madje këngëtarja e ka pranuar vetë publikisht se balada lidhet me një histori personale, si dhe ka treguar se nuk mund të shkruante një këngë që nuk flet për jetën e saj reale. 

E kam shkruar këtë këngë 1 vit më parë. Pa dyshim është një këngë shumë emocionuese për mua. Unë e kam bërë gjithmonë këtë gjë, kam ndarë me të tjerët historitë e mia. Nuk mund të jem jo origjinale. Nuk mund të pretendoj se nuk po kaloj diçka, kur është e dukshme se po përballem me të”, ka thënë Selena për “E! News”.

Ajo gjithashtu shpreson shumë që fansat e saj të gjejnë veten në këtë këngë./Gazeta Sinjali/