Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se pozicioni i Vatikanit kundër pavarësisë së Kosovës është i rëndësishëm për shtetin e tij.
Ai këto deklarata i bëri përgjatë një vizite që pati në Romë, përgjatë hapjes së ekspozitës “Serbia dhe Vatikani 1878-1914”, raportojnë mediet serbe.
“Duke luftuar për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial në Kosovë, Serbia këmbëngul se trashëgimia kulturore në krahinën tonë jugore nuk është vetëm serbe, por se është trashëgimi e Evropës së krishterë”, ka pretenduar ai.
Vatikani është një ndër shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.
Deklarata të ngjashme në këtë shtet bënte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se do të ketë lutje ndaj Papës që të mos njihet pavarësia e Kosovës./GazetaSinjali/