image Seksologu Fejza: Pandemia është kohë shumë e përshtatshme për të kryer marrëdhënie

Kosovë

Seksologu Fejza: Pandemia është kohë shumë e përshtatshme për të kryer marrëdhënie

news image

Seksologu, Hajrullah Fejza ka thënë se mardhëniet seksuale nuk janë të ndaluara gjatë pandemisë, pasi sipas tij nuk është konfirmuar që koronavirusi shpërndahet në këtë formë.

Sipas tij, nëse partnerët janë të sigurt se nuk janë të infektuar, mund të bëjnë lirisht marrëdhënie.

“Marrëdhënia seksuale është e sigurtë, nëse merren masat. Për fat të mirë, nuk është konfirmuar ende që koronavirusi gjendet apo mund të shpërndahet përmes spermës. Ajo cka duhet me pas kujdes tek mënyra e përhapjes së virusit gjatë marrëdhënieve seksuale, është marrëdhëniet seksuale me partner të pasigurt.  Nëse të dy partnerët janë të sigurt që nuk janë të prekur nga koronavirus, atëherë marrëdhënia është shumë e sigurt”, ka thënë Fejza për Radio Prishtinën.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është pikërisht marrëdhënia seksuale gjëja më pozitive në kohën kur të gjithë janë në karantinë. Për këtë, ai ka dhënë disa arsye.

“Në kohë të pandemisë mund të aplikohet të dy marrëdhëniet, edhe solo edhe me partnerin. Bile-bile është kohë shumë e përshtatshme, përveç të këqijave që i ka sjell kjo pandemi, në aspektin e shëndetit seksual nëse shfrtyëzohet mirë është kohë shumë e mirë, më së pari për rikuperim të intimitetit dhe të marrëdhënieve në çift dhe pastaj rritjen e përformancës në marrëdhënie seksuale, qofshin ato solo apo ato me partnerin”, ka shtuar ai.

Madje, qëndrimi në shtëpi, siç thotë ai, e bën ripërtëritjen dhe rifreskimin e marrëdhënies.

“Marrëdhëniet seksuale janë marrëdhënie që lypin ripërtërirje, rifreskim dhe përmirësim të teknikave të të bërit seks. Kjo kohë e pandemisë është më e përshtatshme, për shkak se të dy partnerët janë më pak të ngarkuar me punët e tyre të përditshme, nuk kanë shumë stres, pastaj janë një kohë të gjatë bashkë në shtëpi”, shton ai./Gazeta Sinjali/