Mbretëria e Bashkuar nuk ka parë prova “të plota” që Rusia ka dërguar trupa në Ukrainën lindore, kështu tha sot, sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss për Sky News.
“Ne kemi dëgjuar nga vetë Putini se ai po dërgon trupa”, tha ajo.
“Ne ende nuk kemi prova të plota se kjo ka ndodhur. Ajo që ne presim, dhe kjo është konfirmuar nga amerikanët si dhe nga Mbretëria e Bashkuar, është një pushtim në shkallë të plotë, duke përfshirë potencialisht Kievin”.
Pa dhënë prova, si shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thanë të martën se trupat ruse kanë hyrë në rajonet separatiste pro-Moskë të Luhanskut dhe Donetskut.