Sekretari i pezulluar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, mohon se e ka kërcënuar ministrin e këtij dikasteri, Vesel Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Rrecin për ta pyetur në lidhje me çështjen e kërcënimit gjë të cilën ai mohoi.
“Ai e ka përjetuar rëndë shumë vendimin e gjykatës, duhet të thotë diçka ai”, ka thënë Rreci për Gazetën Sinjali duke iu referuar ministrit Krasniqi.
Tutje Rreci ka thënë se ka qenë vet ai që i ka lajmëruar organet kompetente, raporton Gazeta Sinjali.
“Unë i kom thirrë policinë, ai më ka thanë nuk mundesh me hy në zyrë, nuk e zbatojë vendimin e gjykatës dhe se vendimet i lëshon vet”, thuhet në përgjigjen e Rrecit për Gazetën Sinjali.
Ndryshe, me vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, Burim Rreci u rikthye me 24 nëntor në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të kësaj Ministrie, por me 25 nëntor është marrë përsëri vendim për pezullimin e tij.